ShowBiz

Ka thënë gjithmonë se ka 1 vëlla, Heidi i habiti banorët mbrëmë kur…

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh vendosi që të krijonte një sfidë për çiftet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh vendosi që të krijonte një sfidë për çiftet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të kuptuar se sa e njohin ata njëri-tjetrin.

Pasi loja ka nisur çiftet Heidi Baci-Romeo Veshaj dhe Ilnisa Agolli-Meriton Mjekiqi, janë përballur me pyetje nga më të ndryshmet, të cilat e kishte si detyrë Françeska Murati që t’ua drejtonte.

Një prej pyetjeve ishte: “Sa vëllezër dhe motra ka partneri?”.

Teksa shkruanin përgjigjen e partnerit, banorët duhet të shkruanin dhe përgjigjen e saktë të tyre, dhe aty Heidi deklaroi se ka dy vëllezër dhe jo një ashtu sikurse është ditur përgjatë gjithë kësaj kohe.

Në fakt ajo është në një mision sekret, e prandaj përgjigja e saj ishte se ka dy vëllezër. E partneri i saj e ka parë i habitur se si ka mundësi, pasi nuk kishte thënë asnjëherë një gjë të tillë. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button