ShowBiz

“Ferma VIP superon çdo reality në Shqipëri”, Armina Mevlani: Isha e bindur për këtë sukses

“Ferma VIP” është kthyer në reality më të dashur për shqiptarët, ku sfidat, konkurrenca, batutat por edhe zënkat mes fermerëve janë kthyer në temë diskutimi në opinionin publik.

Opinionistja Armina Mevlani, ka rrëfyer për “Vizioni i Pasdites” emocionet e saj në këtë pozicion.

Ajo theksoi se e ka mirëpritur një ftesë të tillë, pasi ishte e bindur për një sukses, sepse më herët ajo ka qenë edhe pjesë në “DWS” në Vizion Plus të Producentes Holta Dulaku, i cili ishte një sukses i vërtetë.

Armina theksoi se “Ferma VIP” superon çdo reality në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Armina Mevlani: Ferma superon çdo reality, sepse ka të bëjë me natyrën me kafshët. Sa më shumë kohë po kalon, po përqafohet edhe më shumë nga publiku. E ndjeva veten pjesë për shkak se ka qenë edhe një lidhje më parë. Në rolin e opinionistes nuk kam qenë kurrë, ndihem e lidhur me Fermën. Mundohemi për gjatë gjithë ditës që t’i ndjekim.

Pyetje: Por nëse do ishte ftesa të ishe aty brenda?

Armina Mevlani: Do të doja shumë, por nuk do e kisha të mundur për shkak të angazhimeve. / VizionPlus Tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button