ShowBiz

“Elsa Lila më ka zhgënjyer”, mamaja e Rigelsës ka një mesazh për këngëtaren pas zënkës me të bijën: Po sikur rolet të ishin ndryshe …

Mimoza Cybi, mamaja e Rigelsës, ka treguar se si po e përjeton ajo lojën e vajzës së saj brenda “Ferma VIP” dhe të fermerëve të tjerë.

Në një lidhje me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, ka treguar se nuk e kanë pritur mirë sjelljen e disa banorëve në drejtim të Rigelsës.

Mimoza theksoi se është zhgënjyer totalisht nga sjellja e Elsa Lilës, pasi priste që ajo të tregonte më shumë edukatë dhe afrimitet me vajzat e reja, kryesisht me ato që janë rritur jashtë vendit.

Pjesë nga biseda: 

Brikena Prifti: Si po e sheh Rigelsën?

Mimoza: Më vjen shumë keq, ajo është një vajzë shumë e edukuar. Ajo është shumë mirë me vetveten, por gjendet shumë e sulmuar nga të gjithë. Nuk e di ku është problemi. Këtu në vend të huaj, ndihemi të huaj. Ishim shumë krenarë kur ajo tha se do të marrë pjesë me dis VIP-a dhe aktorë të mëdhenj, dhe nuk e prisja të sulmohej kaq shumë.

Brikena Prifti: Pse e sheh si sulm?

Mimoza: Fjalët nga mbrapa. Gjendet mirë me Mariana Kondin, dua t’i çoj një mesazh falenderuas. Ndihet mirë me Dionis me Renisin. Më vjen pak keq me Elsa Lilën se ja çoi nervat në një acarim të fortë dhe e nxori jashtë rregullores, sepse ju siç e dini ajo ka qenë e sëmurë.

Brikena Prifti: Por ato u përqafuan?

Mimoza: Po kjo më vjen keq, pasi edhe u përqafuan, dhe më pas dha mesazh nja 3 orë mbrapa. I them Elsa Lilës po sikur të isha unë në vend të saj dhe vajza e saj në vend të Rigelsës, si do të ndihej ajo. / VizionPlus Tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button