“Dashuria e tyre është e vërtetë, dua të shkojnë në finale”/ Për cilin çift po flet Graciano?
Gjatë një bisede me Julian Dedën, Roza Latin dhe Erjola Doçin, balerini Graciano Tagani ka treguar se dëshiron që çifti…
Gjatë një bisede me Julian Dedën, Roza Latin dhe Erjola Doçin, balerini Graciano Tagani ka treguar se dëshiron që çifti Ilnisa Agolli-Meriton Mjekiqi të shkojnë në finalen e “Big Brother VIP3”.
“Jo por s’ka drama”, tha Roza, e cila mendon se dyshja nuk do të arrijë finale, megjithëse balerini i njohur u shpreh se të gjithë banorët dëshirojnë të shikojnë çiftin në një nominim “kokë më kokë”.
Erjola vazhdoi duke treguar historinë e një çifti në edicionin e parë të reality show-t, ku vetëm njëri prej tyre arriti që të shkonte në finalen e madhe.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Në situatat që unë sot pashë, shumë më shumë ja uroj finalen ata të dy sesa këta të dy
Roza: Për kë e ke fjalën?
Graciano: Nëse duhet dashuria, romanca, ulje dhe ngritje. Duhet gjëja e vërtetë dhe e vërteta sot doli që çiftet e vërteta janë Meritoni dhe Ilnisa
Roza: Jo
Graciano: Ë së nuk të pëlqen ty, e vërteta kjo është
Roza: Jo por s’ka drama
Graciano: Po pse moj? Është gjykuar nga të gjithë shtëpia ai çift. Të gjithë dëshirojnë që atë çift ta shikojnë në nominim “kokë më kokë”
Erjola: A ka pasur romanca reale në edicionet e kaluara?
Graciano: Po ka pasur 2
Erjola: Ka pasur më shumë se dy. Në edicionin e parë a ka pasur një çift që ka shokuar publikun dhe nuk ka qenë reale? Kanë shkruar në finale
Graciano: Është tjetër se nuk dua të hy në analizë ta mbyll gojën. Zemër unë shikoj një çift që dalin aty, shikojnë aty dhe nuk njohin njëri-tjetrin. / G SH