ShowBiz

“A e keni bërë pajën?”, Mariana u kërkon “llogari” vajzave në “Ferma VIP”

Aktorja Mariana Kondi ka spikatur që ditën e parë në “Ferma VIP” jo vetëm për humorin e saj që e karakterizon, por edhe për kujdesin e shtuar që ka treguar për të gjithë fermerët, që nga gatimi e deri tek higjena.

Mes humorit, Mariana mundohet të mësojë edhe fermeret e tjera me punë, duke u thënë se “do shkojnë tek burri dhe duhet të jenë të përgatitura”.

Në spektaklin e mbrëmshëm, Mariana u zgjodh kryefermere dhe gëzon një sërë privilegjesh.

Sot, ajo me shaka u ka kërkuar llogari vajzave, nëse i kanë bërë gati pajën, duke nisur nga çarçafët, tapetat e deri te mobiliet.

Tek paja çfarë keni futur brenda? A i keni bërë çarçafët? Sa copë? Ma tregoni pak pajën, çarçafët, peshqirat, këllëfët e jastëkut, tapetin, perdet, jorganin…”, dëgjohet të thotë Mariana.

Për ti pasur humorin e nisur nga aktorja, Ditea tha se ajo i ka nisur përgatitjet e saj.

“Normal, pse gocë pa pajë të dukem unë ty”, tha Ditea./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button