Përkujtohet datëlindja e Rikard Ljarjes.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka përkujtuar sot ditëlindjen e “Artistit të Merituar” të kinematografisë shqiptare Rikard Ljarja.
Në një postim në rrjete sociale, Gonxhja ndau pamje nga rolet më të spikatuara që ka luajtur Ljarja, në firma të ndryshëm që kanë lënë gjurmë të pashlyera tek publiku shqiptar.
Rikard Ljarja, artisti që me pasion dhe përkushtim,nuk reshti kurrë së shkruari skenare dhe e personazhe për t’i vënë ato mjeshtërisht në skenë”, shkroi Gonxhja.
Aktori dhe regjisori i njohur i kinematografisë shqiptare Rikard Ljarja, “Artist i Merituar”, u nda nga jeta më 20 prill 2020, në moshën 77-vjeçare.
Komisari i Dritës, fillërojtësi Dedë, marinari Skënder Guri, janë disa nga personazhet që do të ngelen të skalitura në kujtesën e kinematografisë dhe popullit shqiptar.
I lindur në 1 prill të 1943 në Shkodër, Ljarja nuk rreshti së krijuari në prozë ngjarje, personazhe, skenarë, pa harruar kurrë rrëfimet e dashurisë për Shkodrën, vendlindjen e tij.
Me lojën, portretin, zërin dhe talentin e tij, Rikard Ljarja ishte një nga aktorët më të dashur.
Nga viti 1965 deri më 1973, Ljarja ka interpretuar në rreth 30 role në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ku pjesa më e madhe ishin role kryesore.
Shumëkush e kujton si Deda mbi shtyllë në “Rrugët të bardha”, por rolet e tij, me të cilët identifikohet janë edhe shumë e shumë të tjerë. Komisari te “Kur zbardhi një ditë”, mësuesi Dritan Shkaba te “Komisari i dritës”, Rrema në “Shtigje lufte”, Skënder Guri te “Duel i heshtur”, Perlat Pëllumbi në “Ngadhënjim mbi vdekjen”, Gaqo tipografi në “Rrugicat që kërkonin diell”, inxhinier Tosi në “Ilegalët” e filma te tjerë, “Radiostacioni”, “Pranverë e hidhur”, “Rrethi i kujtesës”, “Fletë të bardha”.
Si regjisor ka realizuar filmat “Pesha e kohës”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Skëterrë 43”, “Radiostacioni” etj. Si regjisor, filmi më i arrirë i tij është “Kur hapen dyert e jetës”, i cili u realizua në vitin 1986, ku ishte edhe autor i skenarit. Ky film u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiu”.
Ai ndërroi jetë më 20 prill 2020 për shkak të një sëmundjeje të rëndë./OraNews