“Për këta jam i qartë…”/ 4 finalistët e BBV3 sipas Mario Dedës dhe Kevin Agollit: Nga të tre edicionet këtë herë do të kemi një çift…
Mario Deda dhe Kevin Agolli ishin sot të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentuan rrugëtimin e Julit dhe Ilnisës në “Big Brother VIP3”
Mario Deda dhe Kevin Agolli ishin sot të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentuan rrugëtimin e Julit dhe Ilnisës në “Big Brother VIP3”. Gjithashtu ata thanë dy fjalë edhe në lidhje me skualifikimin e Egla Cenos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Të pyetur se si po i shohin familjarët e tyre brenda shtëpisë së BBV, ata u përgjigjën:
Mario: Mamaja është shumë tifoze, e ndjek. Por duhet t’ja shpjegosh në të katërta versionet sepse shqetësohet. Fëmijët janë shumë të lidhur, e ndjekin shumë, djali shprehet por vajza është më e mbyllur. Juli për një gjë na ka bërë shumë krenarë, nuk po përplaset nëpër ekstreme. Edhe pse mund t’i ketë rrëshqitur ndonjë ton zëri më lart.
Kevin: Anaisin e ka marrë shumë malli. Anaisi bën 11 vjeç tani afër. E ndjek në një mënyrë të moderuar, sepse e kontrollojmë ne që të shmangë dhe disa deklarata.
Ndërsa kur u pyetën se kë shikojnë ata në finalen e madhe, vëllai i Julit dhe vëllai i Ilnisës u përgjigjën:
Mario: Shikoj Julin dhe Romeon, për këta jam i qartë. Duhet të shohim tani pas largimit të Eglës. Nuk do të jetë edhe Ilnisa edhe Meritoni, do jetë vetëm njëri. Besoj se Ilnisa, sepse Meritoni është treguar vegël. Megjithatë dy javët e fundit ka qenë me i qartë në lojë.
Kevin: Edhe pa dalë Egla unë nuk e kisha në finale emrin e saj. Përveç Ilnisës, jo vetëm sepse jam vëllai i saj, por edhe për shkak të vetvetes, shikoj Julin dhe Romeon për shkak se kanë një ‘fan base’ shumë të gjerë. Shikoj dhe Meritonin dhe besoj nga të tre edicionet këtë herë do të kemi një çift finalist./ G SH