Sport

“Unë dhe makina ishim një”, Verstappen: Pas kthesës së parë shijova pistën

Nga kthesa e parë në të fundit, Max Verstappen dominoi përgjatë gjithë 57 xhirove në pistën e Sakhir në Çmimin e Madh të Bahreinit.

Holandezi nuk e vendosi kurrë në dyshim triumfin në garën e parë sezonale, teksa në intervistë u shpreh se ai dhe makina ishin bërë një në pistë.

Tre herë Kampioni i Botës theksoi se e shijoi së tepërmi performancën e Redbullit të tij dhe se gjithçka shkoi më mirë nga sa e kishte parashikuar.

Ishte një garë të cilën e shijova shumë. Makina pati një balancë perfekte, këtë sukses e bën më të bukur edhe vendi i dytë i Perez.

Mënyra më e mirë e mundshme për të nisur sezonin e ri. Sa i përket garës, starti ishte shumë i mirë.

E kishim përgatitur skenarin për në kthesën e parë, mbrojta pjesën e brendshme sepse e dija se Leclerc do të sulmonte aty.

Nga ai moment e mbrapa nuk pati probleme. Gjithçka shkoi më mirë edhe nga sa e kishim parashikuar.

Makina ishte në gjendje maksimale, kishim një ritëm të shkëlyqer. Ishte një nga ato ditë kur e shijon pistën.

Por, këto ditë nuk është se përsëriten shpesh ndaj duhet të mbetemi të fokusuar. Të gjitha ishin perfekt, në pistë, unë dhe makina ishim një”, u shpreh 26-vjeçari.

Formula 1 rikthehet sërish fundjavën e ardhshme me Çmimin e Madh të Arabisë Saudite më datë nëntë mars./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button