“Duhet të merrem me një biond çdo Big Brother” – Ronaldo Sharka i reagon Bardhit pas ofendimeve që ia bëri në rrjete sociale
Moderatori Ronaldo Sharka dhe reperi i njohur, Bardhi, janë përfshirë në një sherr virtual.
Molla e sherrit u bë intervista e ish-konkurrentes së Për’Puthen, Gabriela Arapit, e cila ishte e ftuar në “Mos i bjer me top”.
Kjo e fundit në një lojë me Ronaldon, ka shprehur mendimin për disa personazhe publike.
Kur erdhi radha tek Bardhi, ajo e mori foton e reperit dhe e futi në gjoks, derisa të Sara Gjordenit e dogji.
Ronaldo nga ana tjetër reagoi, ku shprehet se e ‘ka taksirat që çdo vit të merret me ndonjë biond’.
Taksirati im që çdo vit në BBV të merrem me ndonjë biond. I dashur Luizinjo (Bardhi) unë e kuptoj që ti do të jesh Luizinjo por më lër të bëhem unë menaxherijot, Ronaldinjo”, tha ai.
I njëjti theksoi: “Po të bëj më shumë viral unë se sa Sara, madje, madje, si “Teta Roni” jam i gatshëm të bëhem dhe e dashura jote, betohеm qё do te dua më shumë seç të duan aktualisht”.
Bardhi i doli në mbrojtje Sarës pasi së fundmi ka qenë cak i mediave dhe rrjeteve sociale. /Telegrafi/