Bota

U aksidentua me motor, ndërron jetë aktori i njohur i filmit “After”

Chance Perdomo, i cili ishte më i njohur për rolin e tij në filmin “After”, ka vdekur në moshën 27-vjeçare pas një aksidenti me motor në Los Angeles.

Aktori britaniko-amerikan mori një nominim në “BAFTA” për rolin e tij në dramën e “BBC Three Killed by My Debt” në vitin 2018, dhe gjithashtu pati paraqitje në “Midsomer Murders”, “Hetty Feather” dhe “Shakespeare & Hathaway: Private Investigators”.

Së fundmi, Perdomo luajti në prequel të Prime Video The Boys, Gen V, në të cilin ai luajti personazhin Andre Anderson.

Producentët e emisionit konfirmuan lajmin për vdekjen e tij në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale mbrëmjen e së shtunës:

“Për ne që e njihnim dhe punuam me të, Chance ishte gjithmonë simpatik dhe i buzëqeshur, një forcë entuziaste e natyrës, një interpretues tepër i talentuar dhe më shumë se çdo gjë tjetër, thjesht një person shumë i sjellshëm dhe i dashur.

Edhe të shkruash për të në kohën e shkuar nuk ka kuptim. Na vjen shumë keq për familjen e Chance dhe jemi të pikëlluar për humbjen e mikut dhe kolegut tonë. Përqafoni të dashurit tuaj sonte.”/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button