Kievi do të mbrohet nga sulmet ruse me “dhëmbët e dragoit”
Gati 10 mijë piramida betoni të njohura si “dhëmbët e dragoit” janë vendosur rreth rajonit të Kievit si linjë mbrojtjeje kundër forcave ruse, ka njoftuar guvernatori i vendit.
Kreu i administratës shtetërore rajonale të Kievit, Ruslan Kravchenko, tha se qëllimi i vendosjes së piramidave është që banorët të ndjehen “sa më sigurt të jetë e mundur”.
Bëhet e ditur se fortifikimet që po ndërtohen në atë zonë do të përfshijnë “një sistem të gjerë llogoresh, gropash dhe lloje tjera të strehimoreve”, shkruan Sky News.
Përveç “dhëmbëve të dragoit”, Kravchenko ka njoftuar edhe për ndërtimin e një hendeku antitank.
“Nuk do e ndalim punën në asnjë ditë, i kemi të gjitha pajisjet dhe materialet e nevojshme”, tha kreu rus.
Ndryshe, në fillim të këtij muaji, Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukraina është duke ndërtuar 2,000 kilometra fortifikime për mbrojtjen e vendit./OraNews