Dy persona të panjohur vijnë të takojnë Heidin, kush janë ata?
Pas debatave të shumta, një surprizë është rezervuar për Heidin.
Spektakli i sotëm ka sjellë debate të forta mes banorëve por nga ana tjetër ka sjellë emocione mjaft të bukura, duke treguar disa nga momentet më të bukura të dasmës mes Heidit dhe Romeos.
Ndërkohë që “martesa” e çiftit u komentua gjërë e gjatë, ku disa banorë besojnë në dashurinë e dyshes mirëpo ka patur edhe nga ata që kanë dyshimet për këtë dashuri.
Pas këtyre debatave, një surprizë është rezervuar për Heidin. Ledioni i ka kërkuar banores të shkojë në dhomën e ndenjës pasi dy persona kanë ardhur për ta takuar atë.
Teksa ka shkuar në dhomën e ndenjes, Heidi është përballur me një zonjë dhe një zotëri, të cilët nuk i kishte takuar kurrë më parë.
Në fakt bëhej fjalë për prindërit e Romeos, të cilët u treguan mjaft dashamirës për “nusen” e djalit të tyre, duke treguar mbështetjen për çiftin.
Pas janë takuar me Heidin, ka qenë Romeo ai që i është bashkuar prindërve në dhomën e ndenjes, ku mes emocioneve të forta kanë përqafuar njëri-tjetrin./gsh