ShowBiz

Arbri nuk beson tek dashuria e Heidit-Romeos dhe arsyeja është kjo….

Arbër Hajdari është shprehur se nuk beson aspak në dashurinë e tyre.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme është prezantuar klipi i martesës së Heidit dhe Romeos, në të cilën u tregua atmosfera e bukur që dyshja “kurorëzoi” dashurinë.

Lidhur me këtë “martesë”, ka reaguar Arbër Hajdari, i cili është shprehur se nuk beson aspak në dashurinë e tyre. Sipas opinionistit, marrëdhënie e tyre është gjitha një lojë, duke nisur që nga pëlqimi i tyre, ndarja si edhe martesa e tyre.

“Organizimi i dasmës më pëlqeu. Kam pikëpyetjet e mia, dua të di ku janë shuar dyshimet, ku e kuptuan që s’janë më kundërshtarë brenda lojës. Për mua ishte një situatë shumë e çuditshme. Doja të kuptoja a ka një sqarim. Nuk e mora atë mesazh dhe për mua konfuzioni që kam ndjerë unë është që kjo ka qenë një lojë e Heidit dhe Romeos, kur u lidhën, kur nuk u morën veshur duke u viktimizuar, një lojë tani që u pajtuan pa u marrë vesh. Mendoj që ishte lojë që nga fillimi, përderisa ju dy njerëz të rritur kur nuk na dhatë arsye pse jeni zënë. Për mua ke qenë fallco, edhe Heidi. Një skenar. Uroj të jetë e vërtetë për ju të dy. Ju e keni inskenuar këtë marrëdhënie të dy, qëkur u lidhët me njëri-tjetrin, u ndatë pa asnjë arsye dhe u pajtuat pa asnjë arsye.“/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button