ShowBiz

Tha emrin e Eglës si fituese të BBV3, Ledjona sqaron deklaratën e saj: Nëse do të flasim për ndjesi…

Pas daljes nga “Big Brother VIP3”, Ledjona Xheladinaj u pyet se cilin nga banorët sheh si fitues të këtij edicioni. Përgjigja e saj në fakt ishte e papritur për të gjithë, pasi gazetarja dha emrin e Egla Cenos.

Ky moment është transmetuar edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe është parë me habi nga banorët. Duke parë reagimet e shumta që solli kjo deklaratë e saj, Ledjona ka vendosur që të bëjë një reagim.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ish-banorja ka sqaruar kuptimin e deklaratës së saj:

“Një deklaratë e imja menjëherë pas daljes nga shtëpia e BBV, ku jap një mendim të ftohtë për Eglën si fituese të mundshme të këtij edicioni të tretë, është interpretuar në forma nga më të ndryshmet. Në lidhje me këtë argument do doja të sqaroj opinionin se përgjigja ishte logjike në raport me lojën e fortë herë-herë agresive që Egla po bën aty brenda. Nëse do të flasim për ndjesi, unë mbështes shumë fort dhe do të doja të dilnin dy fitues, dy personat që kam shumë për zemër në atë shtëpi, Erjolën dhe Julin”. / G SH

Ledjona

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button