Vendi

Luleshtrydhja arrin në 50 lekë për kilogram, fermerët protestojnë dhe bllokojnë rrugën: Eksporti na i ka lënë stok

Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, fermerët janë bërë bashkë pasi i gjithë investimi po u shkon dëm.

Mëngjesin e kësaj të shtune dhjetëra fermerë janë ngritur në protestë dhe shkak për këtë është bërë çmimi i luleshtrydheve.

Bëhet me dije nga burimet për media se të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, fermerët janë bërë bashkë pasi i gjithë investimi po u shkon dëm.

Tregtari Olsi Hamataj ka pohuar se ditët e fundit ka ndodhur kjo situatë për shkak të mbiprodhimit edhe në vendet fqinje të cilat për të eliminuar prodhimin shqiptar kanë hedhin zërat që luleshtrydhet vendase janë me pesticide.

Nga ana tjetër fermerët pohojnë se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i keq pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur që në këtë periudhë të vitit çmimi të arrijë deri në 50 lekë për kilogramë, ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

Përballë kësaj situate fermerët kanë kundërshtuar fuqishëm dhe politikat e pikave të grumbullimit të cilat sipas tyre po e vendosin çmimin sipas dëshirës teksa apelojnë për të gjitha institucionet përgjegjëse që tu vijnë në ndihmë.

Ndërkohë që fermerët kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur poshtë produktet e tyre ata kanë kërkuar që Ministria e Bujqësisë të ngrejë një komision për të verifikuar pesticidet që shiten në treg dhe nëse nuk plotësojnë kriteret të asgjësohen. G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button