ShowBiz

Kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar “BB”? Flet Arbana

Arbana Osmani, ish moderatore e Big Brother VIP Albania, ka thyer heshtjen duke folur për raportet me Top Channel, të ardhmen e saj në botën e televizionit dhe angazhimet aktuale.

Në një intervistë, Arbana shpjegon se si ka zgjedhur të fokusohet në atë që i sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore dhe sesi ka mësuar të shijojë çdo çast të prezentit.

E pyetur nëse do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel, Arbana përgjigjet: “Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”.

Kur biseda arrin te pyetja se a ka kërkuar Arbana një shumë prej 600 mijë eurosh për kthimin e saj në Big Brother VIP Albania, ajo qeshi lehtë dhe tha:

“Nëse unë do të isha orientuar nga paratë për vendimet e mia të rëndësishme, do të isha ose shumë e pasur ose shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time kur bëhet fjalë për vendimet e mia. Jam gjithmonë e motivuar nga zëri i zemrës”./gijotina

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button