ShowBiz

‘Armike’ me vajzën e saj ne “BBV3”, Ledjona takohet me Rita Latin!

Ledjona mes shumë personave që ka takuar jashtë ka qenë edhe mamaja e Rozës, aktoren e njohur Rita Latin.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Prej fillimit të këtij edicioni Ledjona dhe Roza kanë pasur gjithmonë përplasje me njëra-tjetrën madje dhe u konsideruan nga të gjithë si ‘armike’. Të martën Ledjona u eleminua nga shtëpia e “BBV3” dhe mes shumë personave që ka takuar jashtë ka qenë edhe mamaja e Rozës, aktoren e njohur Rita Latin. Të dyja kanë postuar një foto duke u përqafuar me njëra-tjetrën dhe duke qeshur.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button