Vendosni pak pudër për të pasur qerpikë më të gjatë
Të gjithë duan të kenë qerpikë të gjatë dhe me volum që duken të plotë dhe të shëndoshë, por duke qenë se ka bojëra të shumta për qerpikë, mund të jetë e vështirë ta dimë se cilin ta blejmë.
Në shumicën e rasteve, ne nuk marrim rezultatin që duam dhe thjesht dikush është e bekuar me qerpikë më të gjatë.
Por, ekziston një truk të cilin mund ta aplikoni, për ta pasur rezultatin e qerpikëve voluminoz që ju doni.
Krejt çfarë duhet të bëni është merrni pak pudër (për fëmijë) dhe ta aplikoni një shtresë të hollë tek qerpikët përpara se ta vendosni maskarën; pasi supozohet se ndihmon që produkti të ngjitet.
Pasi ta aplikoni maskarën pas pudrës, qerpikët do të duken më të gjatë sikurse keni vendosur shtesa profesionale, sipas disa blogerëve. /Telegrafi/