ShowBiz

“Që t’i bësh moral dikujt…”/ Jetmiri e kritikon, por si i përgjigjet Ilnisa? 

Vëllai i Madh ka ‘dënuar’ sot të gjithë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP3”, përveç Jetmir Salajt

Vëllai i Madh ka ‘dënuar’ sot të gjithë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP3”, përveç Jetmir Salajt. Shkak u bë sfida e re, ku Jetmiri arriti që të shtypte i pari butonin e kuq të vendosur në living.

Si pasojë, banorët nuk do të flisnin për një orë. Jetmiri duke qenë i vetmi që mund të flasë, ka përfituar nga rasti që të kritikojë, të këshillojë dhe të japë mendim për secilin pre tyre. Nga ana tjetër, banorët ose i janë përgjigjur me shenja apo duke imituar kafshët, ose nuk e kanë përfillur.

Në një përballje me Ilnisa Agollin, ai i  thotë se ka treguar pak personalitet në debatet me Egla Cenon dhe Julian Dedën.

Që t’i bësh moral dikujt duhet që në njëjtën kohë t i të kesh vepruar me logjike të shëndoshë. Shpeshherë ke treguar pak personalitet në përplasje me Eglën dhe të njëjtën gjë ke bërë dhe me Julin, je quajtur drejtoreshë e ujërave të zeza dhe i thoshe ‘shpirti ma jep çakmakun’. Kjo është të mbash qëndrim, e ke problem këtë. Sepse tjetër thua, tjetër bën. Ky është mendimi im”, i thotë Jetmiri, ndërsa Ilnisa qesh.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button