“Një format që i ka munguar publikut shqiptar”, gazetarja Velia: Ky është “personazhi” që pëlqehet më shumë në “Ferma VIP”
“Ferma VIP” është një program që është pëlqyer gjerësisht nga publiku që në ditët e para të transmetimit.
Gazetarja e Vizion Plus, Jonida Velia tregoi në studion e “7pa5” se janë disa personazhe që kanë tërhequr vëmendjen, por mbi të gjithë kryeson macja e Fermës, Sokoli.
Ajo tha se është pritur shumë mirë nga publiku pozitiviteti që personazhet VIP kanë përcjellë, që me gjasë do të vazhdojë të mbetet i tillë deri në fund të programit.
“Kryeson Sokoli. Me atë qetësinë e tij ka fituar zemrat e publikut. E duan dhe e komentojnë vazhdimisht. Por edhe ne si staf na pëlqen shumë.
Përtej Sokolit, vijnë personazhet, të gjithë janë klikuar. Spikasin më shumë ato momentet e pozitivitetit që kanë shpërndarje të shumta. Ne jemi surprizuar. Nga i pari tek i fundit shumë pozitiv, kanë dhënë maksimumin dhe kanë nxjerrë anën e tyre më të mirë dhe gjasat janë që kështu që do vazhdojë deri në fund dhe nuk do e humbasin këtë pozitivitet që duhet, është përqafuar pa fund nga publiku dhe duket sikur është diçka që i ka munguar shumë publikut shqiptar. Është një gjetje ky format, është dhe gjetje fakti që je në një fermë, të gjithë VIP-at që bëjnë një jetë modeste. Edhe pse fshati është në një krizë, të gjithë po ikin, ky format i afron shumë njerëzit me fshatin, por i bën dhe shumë nostalgjik”, tha Velia. /vizionplus.tv