Me një sekret të vogël, bisedat në iMessage mund të bëhen më argëtuese!
Përdoruesit e Apple kanë zbuluar një truk që ju lejon të dërgoni një lloj të ri mesazhi. Ky opsion është në iMessage dhe është shumë i lehtë që t’ju ‘shpëtojë’ nga gishtat.
Ju mund të mbivendosni ‘emoji’ njëri mbi tjetrin në një iMessage në mënyrë që të krijoni një skenë të vogël. Ikonave mund t’u ndryshoni përmasat dhe pozicionin që të duken saktësisht siç dëshironi.
Së pari, hyni në iMessage brenda aplikacionit të iPhone. Më pas dërgoni një ‘emoji’ kundrejt personit që dëshironi.
Klikoni dhe mbajeni shtypur një ‘emoji’, tërhiqeni lart dhe vendoseni mbi ikonën që keni dërguar. Mund të shtoni shumë emoji dhe t’i vendosni në pozicione të ndryshme.
Gjithashtu mund të përdorni dy gishta për ta zmadhuar ose zvogëluar. Provoni kombinime të ndryshme dhe shkëmbeni mesazhe që mund të thoni gjithçka vetëm përmes tyre./OraNews