ShowBiz
“Ferma VIP”, Me kë ke krijuar më shumë shoqëri? Përgjigjet Dijonisi
I ftuar në podcastin e Diteas dhe Renisit, Dijonisi ka treguar se me cilët persona ka krijuar më shumë shoqëri, gjatë qëndrimit të tij në “Ferma VIP”.
Ai tha se me Renisin kuptohet me sy, po edhe me Xhesikën ka krijuar shoqëri mjaft të ngushtë.
Pjesë nga biseda:
Ditea: A ke krijuar marrëdhënie të ngushta me persona këtu brenda, mos thuaj me gjithësecilin se është pak si gënjeshtër..
Dijonisi: Me Xhesin ia kemi kalu shumë mirë, shumë gocë e mirë, shumë gocë e sjellshme. Me Renisin qeshim, e kuptojmë njëri-tjetrin me sy
Renisi: Si Çiljeta me Nikon, që thonë…
Dijonisi: Që kam shoqëri, që rri më shumë është Xhesi. / VizionPlus Tv