Lajme
Aksident me vdekje në autostradën Lushnje-Fier, zbardhet identiteti i viktimës
Aksident me vdekje në kryqëzimin e Savrës në autostradën Lushnje-Fier.
Mjeti tip Ford ka përplasur për vdekje një këmbësor që kalonte në autostradë me një karrocë dore. Viktima është identifikuar si Hasan Selimi banues ne Savër.
Policia ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se i viktima i ka prerë rrugën mjetit në autostradë.