Shqipëria e mbuluar nga pluhuri saharian, metorologia tregon kur kthehet normaliteti në vend
Pluhuri afrikan ka pushtuar vendin tonë, shoqëruar me rritje të temperaturave, ku këtë të mërkurë termometri shënoi 26 gradë celsius
Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni bën të ditur se ky fenomen është shqetësues, pasi ndikon në shëndetin e popullatës, por edhe në probleme sa i përket transportit, ndërsa situata pritet të përmirësohet nga e premtja.
Jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni, deri në Evropën Qendrore është e mbuluar nga pluhuri. Ndërsa temperaturat e larta do në shoqërojnë edhe javën e parë të muajit prill.
“Prania e grimcave të pluhurit vjen si rezultat i pluhurit të Saharsë, që ka ardhur me masat e ngrohta nga veriu i Afrikës. Është fenomen që sjell pasoja negative te shëndeti dhe sjell problematika te transporti rrugor e ajror. Sepse dendësia e pluhurit ka qenë e lartë dhe në formën e mjegullës. Këto sjellin dhe temperatura të larta. Temperaturat do të vijojnë deri në fundjavë. Prezenca e pluhurit do të largohet nga dita e premte e në vazhdim“, tha ajo në “News 24”./Pamfleti