ShowBiz
“Ngela një vit pa punë, një makinë e mora me kredi” – Roza Lati tregon se si kishte rënë në depresion dhe si arriti ta kalonte
Roza Lati ka bërë një rrëfim të sinqertë ditën e sotme (e mërkurë) në Big Brother VIP Albania 3.
Moderatorja e njohur në një bisedë me Rike Roçin, ka treguar se si e ka kaluar depresionin.
Ajo tha se natyra, oksigjeni dhe ajri i pastër i kanë bërë mirë dhe ta kalojë këtë periudhë.
Natyra shpirt. Pemët. Oksigjeni i pastër. Nga gjethet nga natyra dhe funksionon. Jo më kot e zgjodha”, u shpreh ajo.
Prezantuesja shtoi: “Ngela një vit pa punë, sa kisha marrë shtëpinë me qera, një makinë me kredi, sa kisha dalë me jetu vetëm”.
E njëjta nuk ka dhënë më shumë detaje, por që tani është në gjendje të mirë.
Në shtëpi po vazhdojnë situatat e polemikat e ndryshme ndërmjet banorëve. /Telegrafi