Lojtari më i fortë në BBV3? Dy ish-banorët komentojnë romancën e Heidi dhe Romeos: I kam bërë një test…
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP3”, Dea Vieri dhe Albi Nako, ishin mëngjesin e sotëm të ftuar në emisionin “Wake Up”
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP3”, Dea Vieri dhe Albi Nako, ishin mëngjesin e sotëm të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku kanë komentuar rreth ngjarjeve më pikante gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme.
Të pyetur se cili është lojtari më i fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, që të dy përmenden emrin e Egla Cenos.
“Unë mendoj se është Egla, të bën dhe për të qeshur. Nëse aty brenda bezdisesha kaq shumë, tani kur e shoh si publik është e këndshme për t’u parë. Ka potencialin për të fituar”, tha Dea.
“Egla ka fantazi në lojë. Deri diku shihja të fortë dhe Julin, por pres më shumë. Finalja e vërtetë do të jetë midis Julit dhe Eglës”, u shpreh Albi.

Ndërsa duke komentuar lidhjen e Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit, Dea u shpreh se “Romeo po e tepron me sjelljen e tij” dhe si lojtare i pëlqen Heidi.
“Romeo dje ka marrë mesazhe shumë të forta. Nuk po e shohim gjëkundi përveç se cepave duke qarë. Është bërë shumë e lodhshme. Romeo ndihet vërtet viktimë në situata. Ai e tepron. Më pëlqen dhe Heidi si lojtare”, tha ish-banorja.
Ndërkohë koreografi i njohur u shpreh se nëse “Romeo nuk merr kthesë, do të rrezikojë shumë”.
“I jep kënaqësi të bëjë viktimën. Besoj më shumë Romeon se sa Heidin, se atë njoh. Heidi i ka dhënë provat edhe në formatin tjetër, ka pasur nja dy raste. Të njëjtën gjë po e bën edhe këtu”, tha Albi.
Ndërsa të pyetur në lidhje me propozimin që Romeo i bëri Heidit për të dalë të dy përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, dy ish-banorët u shprehën kështu:
Albi: Romeo ishte i vërtet aty. E kam pyetur një herë Heidin se pse po e bënë këtë format këtu në Shqipëri dhe e pranoi se nëse i bëhet një ofertë e mirë ajo ka për të qenë këtu pjesë e showbiz-it. Kështu që ti Dea, jepi fort se nuk i dihet (qesh). Opsionin e qëndrimit këtu dhe romancën me Romeon, do i shohim si disa figura të tjera – pa përmendur emra – nëse dinë ta luajnë lojën mirë.
Dea: Bravo për Heidin që nuk pranoi të dilte. Nuk ka pse të humbte lojën për një marrëdhënie.