ShowBiz

A po përçahet grupi i vajzave me Julin? Rikja: Ma kanë shpifur, ofendohen, shahen dhe pastaj…

Debate dhe konfliket ka patur gjatë gjithë javës edhe mes marrëdhënies se Julit dhe vajzave të shtëpi.

Kjo gjë nuk ka mbetur pa u diskutuar në spektaklin e sotëm, teksa vajzat nuk kanë pranuar që janë duke bërë aleanca me Julin, teksa dhe ky i fundit e ka kundërshtuar.

Rikja: Unë nuk habitem nga Juli për marrëdhënien që ai mban me Eglën. Unë habitem me Ledjonën që më tha, ti nuk i thua kurrë mendimet e tua, por duhet t’i thuash para të gjithëve ku ka dhe kamera.

Ledjona: Unë i kam thënë kur bëhen debate në grup jepe mendimin, sepse ajo i merr të gjithë veçmas. Rikja ka një problem, gjithë kohë sajo i shikon njerëzit me kë rri dhe i merr për t’ja thënë këtë i merr veçmas.

Rikja: Ma kanë shpifur, ofendohen, shahen dhe pastaj përqafohen, janë false

Ledion Liço: Si e komenton ti Ledjona  afrimin e Rikes me Romeon për të qenë viktima e radhës?

Lediona: Rikja me Romeon kanë qenë shok në fillim, pastaj kur ndodhi zinxhiri u zunë bashkë dhe prishën marrëdhënien. Unë në këtë lojë kam patur marrëdhëniet e mia, bashkë jemi kundërshtar.

Erjola: Po e nisa nga fundit, iu drejtova Julit ashtu sepse mua nuk më pëlqen kur dikush më thotë mos fol dhe mos e jep mendimin tënd për dikë që kam konsideratë. Ata duhet të kuptojnë se unë këtu jam në lojë dhe do vazhdoj të jap mendimin tim. Një situatë që dua të cek, nuk më erdhi mirë që Rikja erdhi dhe më foli për Ledjonën

Roza: Duke qartë që ka një çarje mes vajzave. Unë kam thënë që këtu marrëdhëniet mes njëri-tjetrit shkojnë në bazë të dinamikave. Në bazë të interesave, të presionit të nominimit ndryshohen marrëdhëniet.

Juli: I qetë jam sepse marrëdhëniet ime të gjitha vajza është e shkëlqyer por ka një sulm të organizuar për ta përçarë këtë grup që ne shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Ka një sulm nga gjithë shtëpia.

Unë i shikoj njerëzit që rrinë si personalitete më vete që kanë ardhur për ta fituar këtë lojë jo si persona që punojnë për të fitur dikush tjetër. Më bëri habi diçka, iu thatë “a mendoni që Rikja do jetë viktima e radhës”, Romeo mendon se të gjithë njerëzit i godasin dhe i ikin, nejse ishte në kuadër batute. Me Eglën kam patur ulje ngritje, por kemi zgjedhur të sillemi në këtë formë të dy./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button