WikiLeaks/ Dënim me vdekje, Assange apelon kundër ekstradimit në SHBA
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ndalon ekstradimin e tij ne Shba. Ai ka marr një leje nga një gjykatë britanike në Londër për të apeluar kundër ekstradimit.
Julian Assange ka shmangur kërcënimin e ekstradimit të menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara për të dalë në gjyq me akuza që mund ta bëjnë atë të kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave, pasi Gjykata e Lartë në Londër sinjalizoi se do të lejojë themeluesin wikiLeaks të apelojë çështjen.
Gjykata i dha qeverisë amerikane tre javë për të dhënë një sërë garancish rreth të drejtave të Amendamentit të Parë të Assange dhe se ai nuk do të përballet me dënimin me vdekje. Nëse SHBA dështon t’i japë këto garanci, Assange do të lejohet të apelojë ekstradimin e tij.
Në një seancë dëgjimore dy-ditore muajin e kaluar, Assange kërkoi leje për të rishikuar vendimin e ekstradimit të vitit 2022 të nënshkruar nga MB.
Në një vendim të martën, një panel prej dy gjyqtarësh tha se Assange nuk do të ekstradohej menjëherë, duke i dhënë SHBA-së një afat tre-javor për të ofruar garanci se ai do të gëzonte të drejta të ngjashme ligjore si qytetarët amerikanë.
Nëse jepen garancitë, do të ketë një seancë të mëtejshme në maj për të vendosur nëse garancitë janë të kënaqshme, përpara një vendimi përfundimtar mbi lejen për apelim, tha ai.
Gjykata tha se Assange kishte një “perspektivë të vërtetë suksesi” në tre nga nëntë arsyet e apelit: se ekstradimi i tij është i papajtueshëm me lirinë e shprehjes; që, nëse ekstradohet, Assange mund të paragjykohet në gjyq për shkak të kombësisë së tij; dhe se, nëse ekstradohej, ai nuk do të gëzonte mbrojtjen e duhur nga dënimi me vdekje.
Assange ka argumentuar prej kohësh se përpjekjet për ekstradimin e tij kanë qenë të motivuara politikisht, por gjykata refuzoi t’i jepte leje për të apeluar mbi këto arsye.
Drejtësia amerikane po ndjek penalisht Julian Assange për publikimin që nga viti 2010 i më shumë se 700,000 dokumenteve të klasifikuara në lidhje me aktivitetet ushtarake dhe diplomatike amerikane, veçanërisht në Irak dhe Afganistan.
Themeluesi i WikiLeaks përballet me një dënim në 175 vjet burg, pasi është kthyer në një simbol të kërcënimeve ndaj lirisë së shtypit./OraNews