Life Style

U përfol shumë se do hynte në BBV3, Cubi zbulon nëse do jetë hyrja e re e radhës: Isha gati e vendosur 99.9%

Aktorja e humorit, Cubi Metkaj, ka zbuluar nëse do të hyjë në “Big Brother VIP3”

Aktorja e njohur, Cubi Metkaj, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo këtë sezon është pjesë e spektaklit të humorit, “Portokalli”, ku luan personazhe të ndryshme por më i veçanti është roli i Egla Cenos në “Big Brother VIP3”.

Gjatë kësaj bisede, Cubi ka rrëfyer më shumë në lidhje me këtë rol, ka dhënë disa mendime për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka treguar se pse nuk hyri në reality show edhe pse emri i saj u përfol shumë.

Pjesë nga biseda:

Çfarë këshille mund t’i jepje Julit dhe Eglës duke qenë se i ke të preferuar brenda shtëpisë?

Duke qenë se janë të dy aktorë, ndoshta do të ishte më mirë të bënin pak më shumë humor. Të dilnin pak nga loja, nga strategjia. Mendoj se nuk bëjnë humor sepse i ka rrëmbyer kjo loja e agresivitetit dhe e kanë lënë mënjanë.

Ka ndonjë personazh që nuk të pëlqen?

Ka shumë personazhe që nuk më pëlqen loja. Të gjithë, përveç Eglës dhe Julit. (qesh)

U përfol se do të hyje në “Big Brother VIP”, pse nuk ndodhi?

E kisha një mendje, isha gati e vendosur 99.9%. Ky 0.01% të prish punë ndonjëherë, e nënvlerësojmë. E mendova por ndoshta vitin tjetër./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button