Rrengu i Agait, fermerët i kapin ethet e eliminimit: Loja do bëhet agresive
Pas rrengut të Agait gjatë spektaklit të mbrëmshëm se do të hapet televotimit për të eliminuar një nga fermerët, duket se ata tashmë i kanë zënë frika.
Kanë qenë Mariana dhe Floriani që teksa kanë konsumuar kafenë e mëngjesit, kanë diskutuar sesi do të jetë situata pas eliminimit të parë.
Floriani është shprehur se loja do të bëhet agresive dhe do të jetë e dhimbshme kur të eliminohet një nga fermerët, teksa shton se loja do fillojë të bëhet agresive.
Pjesë nga biseda:
Floriani: Do të jemi mirë e bukur me nëjri tjetrin deri sa të eliminohet i pari. Po kur të eliminohet i pari, pavarësisht se kush është, e kemi xhan, se kemi xhan, e kemi qef, se kemi qef, do të jetë e dhimbshme.
Mariana: Po.
Floriani: Do të fillojë të bëhet loja agresive.
Mariana: Po, patjetër. Epo kjo nuk duhet, sepse e tha shumë mirë Sonila, loja ka filluar nëpërmjetë korridoreve të gjëra, që do të thotë nëpërmjet shoqërisë. /vizionplus.tv