ShowBiz

“Ferma VIP”, eliminimi i rremë, rrengu i Agait shkakton debate mes fermerëve

Rrengu i Agait se do të ketë një të eliminuar të premten, për shkak të humbjes së sfidës nga gurpi blu, ka shkaktuar debate mes fermerëve. Po ashtu, këta të fundit e kanë konsideruar të padrejtë vendimin, ndërsa një pjesë janë shprehur se ky dënim i ka zënë në befasi.

Albano: Ishte e padrejtë. Mund t’a shohim sfidën edhe njëherë, sepse dikush mund të ketë bërë edhe me hile. Për shembull mund të ketë bërë më hile Gloria. Jo se bëri, por e mora si shembull.

Roberti: Të humbi sfidën Valeri për ditëlindjen, se di. Duhet të ishte duke kënduar. Javën tjetër del Valeri.

Baby G: Është shumë herët për këtë televotim Ditea: Na vjen shumë keq që humbën. Por, gjithsesi nuk do të shkojmë të gjithë në finale.

Agai i vendosi në sfidë fermerët me njëri-tjetrin dhe ata që humbën ishin grupi blu.

Fjoralba u komunikoi fermerëve se do të hapet një televotim për  grupin që humbi sfidën me lakra, ku të premten njëri prej tyre do të dalë nga “Ferma Vip”.

Por, ky ishte një rreng i Agait, pasi nuk do të largohet askush.

Të premten do të zgjidhet fermeri i  preferuar nga grupi blu. Lidhur me këtë televotim shprehën mendimet e tyre edhe opinionistët.

Enkeli: Njerëzit kur votojnë nisen nga e keqja, jo nga e mira. Nëse ata që duan të rrinë me çdo kush, ata do të shfaqin edhe anën e tyre negative, kështu shpallet edhe fituesi. Cilido të jetë fituesi të premten do të jetë fermeri i preferuar jo fermeri më i zotë.

Sonila: Na akuzojnë ne të dy Keli që duam t’i fusim në sherr. Por, kjo është loja. Ata që humbën sfidën duhet t’a kuptojnë që loja është shumë e rëndësishme, pasi nëse humbasin marrin dënime të tilla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button