Degradon debati me Rozanën, Gerta e lag me ujin e dushit

Teksa Gerta bëhej gati për dush, Rozana vazhdonte debatin me të. Madje, situata përshkallëzoi deri aty, sa Gerta e lagu me ujë Rozin, pasi kjo e fundit nuk e lejonte të mbyllte kabinën e dushit:
Rozi: Kësaj here do dalësh me dy zarfe të zinj se po fluturon me pras. Nëse ilaçet e mia të shqetësojnë
Gerta tenton të mbyllë derën e kabinës së dushit, ndërkohë Rozi e pengon me dorë
Gerta: Nuk lahem dot me derë hapur
Rozi: Ishe duke më kapur gishtat
Rozi: Mos u bëj e dhunshme me njerëzit
Livia: Ja, do me të lag me ujë tani
Gerta ndez dushin dhe e lag Rozanën nga koka tek këmbët
Gerta: Ik tani, do ikësh?
Valbona: Rozi ruaj qetësinë, mos bjer pre e asaj kuçedrës
Gerta: Do bëj dush
Rozi: Je e dhunshme
Gerta: Si ty jo një herë, që i fute duart në fyt atij tjetrit (i referohet Vserlos)
Rozi: Asnjeriut nuk i kam futur duart në fyt, e kam shtyrë ‘Mos m’u afro’
Më pas dëgjohet një zë nga produksioni: Gerta kujdes mikrofonin