Zbarkon në Rinas, një tjetër “ish” futet në “Big Brother”?
Prej kohësh tashmë është rrëzuar shprehja se “Big Brother” është një eksperiencë që provohet vetëm një herë në jetë, pasi shumë ish-konkurentë po i bashkohen garës në këto tre edicione të “Big Brother Vip”.
Edhe në edicion, pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri i janë bashkuar tre “ish-a” si Rike Roçi, Jetmir Salaj dhe Liam Mandiaro (Osmani). Por, garës mund t’i bashkohet edhe një tjetër “ish” që do i trazonte jo pak ujërat brenda shtëpisë.
Bëhet fjalë për finalistin e Big Brother Albania 3, Klodian Çela, i cili bëri bujë në atë kohë, pasi pranoi publikisht se i përkiste komunitetit LGBTI+, gjë për të cilën nuk mbështetej lehtë nga ambienti shqiptar në ato vite. Madje, kujtojmë se lezhjanët u ngritën në protestë dhe familja e Klodit u detyrua të largohej nga ai qytet pas presioneve të vazhdueshme, për shkak se ai pranoi homoseksualitetin.
Prej vitesh tashmë Klodian Çela jeton në Itali, por mbrëmjen e djeshme, ai ka mbërritur në atdhe dhe siç shihet në foton e mëposhtme, ai është fotografuar në aeroportin e Rinasit.
Por, jo vetëm kaq. Gjatë ditës së sotme, ai është shfaqur në praninë e moderatores së Big Brother Fun Club, Enxhi Nasufi dhe kuratores së imazhit, Miranda Dupi. Këto të bëjnë të dyshosh se ai mund t’i bashkohet garës së Big Brother Vip. Kurrë mos thuaj kurrë, kështu që na mbetet veç se të presim.
Brenda shtëpisë, Klodi do të gjente Julia Ilirjanin, e cila ka deklaruar se një prej kauzave pse ajo është bërë pjesë e BBV është dhe mbështetja që do të japë për komunitetin LGBTI+, ku në një prej spektakleve ajo u shfaq me një fustan me ngjyrat e këtij komuniteti.
Jo vetëm kaq. Brenda shtëpisë, ai mund të gjejë dhe Jetmir Salajn, ku mund të “hakmerrej” për fitoren që i mori në edicionin e Big Brother Albania 3, ku ishin të dy konkurentë dhe finalistë.
Pra, futja e tij në këtë edicion do ta bënte lojën mjaft interesante, por gjithsesi nuk është ende e konfirmuar nëse do të futet ose jo./gijotina