“Ti je gocë e madhe që ke ardhur deri këtu” – Pas shumë debateve, Egla Ceno me fjalët më inkurajuese për Rozën, pas rrëfimit të saj
Roza Lati gjatë spektaklit të kaluar ka rrëfyer për traumat dhe vështirësitë që ka kaluar që nga fëmijëria.
Ajo preku gjithë publikun dhe banorët e tjerë me historinë e saj, dhe shumë prej tyre e përgëzuan për guximin që të fliste hapur për këtë temë.
Njëra nga banoret e cila e bëri këtë ishte Egla, e cila edhe pse ka debatuar vazhdimit me rozën, kësaj here bashkëndjeu me të, duke i thënë fjalët më të përzemërta dhe më inkurajuese.
Egla: Historia jote më preku shumë. Ik nga ajo gjëja. Ti e ke gjetur forcën.
Roza: Unë e kam forcën në përditshmëri, por ato janë shenja në tru, kur truri ka qenë pa shenja. Se çka ndodh mbrapa në adoleshencë, në rini, nuk i kujtoj dhe aq sa i kujtoj ato që e ke pasë trurin e freskët dh janë ftografitë e para që ke stampuar në tru.
Egla: E di, por ti mund t’i vjedhësh. Me pak terapi mund t’i vjedhësh kollaj. Kjo gjëja që bëre dje është super, e nxore nga shpirti yt, e nxore në masë.
Egla më pas shprehet te Roza duke thënë që në ato që tha ajo nuk duhej të shtohej më gjë tjetër sepse njeriu me pak tru në kokë, imagjinon se çfarë dhune ka qenë në atë shtëpi.
Egla: Jam e sigurt që trauma është e madhe, por ti je gocë e madhe që ti ke ardhur deri këtu, dhe me atë që bëre dje, jam e sigurt që shpirti yt ka filluar një shërim. Njeriu kur e nxjerr të mirën dhe të keqën e ndan me të tjerët, fillon një prces shërimi. Jam e sigurt, ta them nga eksperienca thënë të drejtën.
Roza: Shpresoj të jetë ashtu siç e thua ti, Egla. E vlerësoj shumë që e fole. /Telegrafi/