“Sokoli” bën pis krevatin më pas argëtohet dhe luan me shapkat e fermerëve
Të gjithë fermerët janë mbledhur në dhomën e ndenjes, për të diskutuar për blerjen e ushqimeve në vijim.
Me laps e letër, fermerët kanë diskutuar për produktet që duhet të marrin dhe atë se çfarë u nevojitet më së shumti.
Por si në çdo situatë tjetër, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është “Sokoli”, macja që Dijonisi e ka pagëzuar me këtë emër.
“Sokoli” pasi kishte bërë pis një nga krevatet e fermerëve, Gloria e solli në dhomën e ndenjes. Aty, ka nisur edhe të luajë dhe argëtohet me Çiljetën dhe shapkat që ndodheshin aty.
“O Çili, shapkrat do i sakrifikosh me atë?”, dëgjohet që të thotë Xhesika.
Por e pashqetësuar, këngëtarja e lejon “Sokolin” të argëtohet, teksa edhe vetë ndihet shumë e lumtur./vizionplus.tv