Sherr masiv me grushte e shkelma mes Partizanit dhe Vllaznisë, ekipet e mbyllin ndeshjen me nga 8 lojtarë
Ndeshja e sotme e kampionatit të moshave U19 mes Partizanit dhe Vllaznisë në “Arenën e Demave”, është mbyllur me një sherr masiv, që ka përfshirë lojtarët e të dy skuadrave.
Në minutën e 90 të sfidës, me rezultatin që nuk ishte aspak në diskutim, pasi shifrat ishin 5-0 për të kuqtë, një përplasje në mesfushë degjeneroi në sherr masiv.
Gjeta i Partizanit goditi me grusht një lojtar të Vllaznisë dhe kjo solli reagimin e lojtarëve të tjerë të kuqebluve.
Kështu nisi një sherr ku u përfshinë të dy ekipet dhe që u ndal me vështirësi nga stafet teknike të dy skuadrave dhe forcat e sigurisë.
Në fund gjyqtari nxori 3 nga kartonë të kuq për secilën skuadër duke larguar nga fusha Lutajn, Malajn dhe Gjetën nga Partizani si dhe Lekajn, Zymerin e Kubazin nga radhët e Vllaznisë.