Lajme

Rikualifikimi urban, Tushemishti shumë shpejt fshat model turistik

Në fshatin Tushemisht, 5 km larg Pogradecit vijon me ritme të larta puna për rikualifikimin urban të godinave.

Bashkia e Pogradecit bën të ditur se “këto ndërhyrje janë duke u realizuar në kuadër të projektit të investimit në Parkun Ujor Drilon-Tushemisht”.

Në fshatin turistik ndërhyrjet po kryhen në fasada dhe çatitë e objekteve duke u dhënë një pamje të re dhe uniforme. Shumë shpejt Tushemishti do jetë një fshat model i turizmit, falë këtyre ndërhyrjeve, por edhe mikpritjes që e karakterizon”, theksoi bashkia.

Sipas bashkisë, ky fshat është gjithashtu një model shumë i mirë se si banorët kanë zhvilluar turizmin familjar aty.

Bashkë me parkun e Drilonit, Tushemishti sot përmban një kompleks turistik të kompletuar, ndaj turistët nuk mund të shkojnë në njërën anë e të mos e vizitojnë edhe anën tjetër. Turizmi është sektori kryesor ekonomik i banorëve të Tushemishtit

Shtëpitë, rrugët e mjediset e fshatit janë të përjetësuara nëpër skenat e dy filmave të njohur shqiptarë, që janë xhiruar këtu; “Zonja nga qyteti” dhe “Një shoqe nga fshati”. Për të përjetësuar këtë fakt dhe për ta nderuar aktoren e madhe, Violeta Manushin – Teta Ollgën, kryepersonazhin e këtyre filmave, në sheshin e fshatit, pranë një burimi, ruhet shtëpia dhe është ngritur shtatorja e aktores së njohur.

Ky shesh, me shtatoren e veçantë të aktores tashmë është një pikë referimi për shumë turistë.

Në Tushemisht po kryhen një sërë investimesh si shëtitorja e Tushemishtit, rehabilitimi i parkut ekzistues të Drilonit për ta zgjeruar atë deri te burimet e Gurasit. Po ashtu do të ndërtohet qendra e vizitorëve, 3 parkime publike, si dhe do të kryhet rikonstruksioni i fasadave të Tushemishtit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button