Rikthehen mesazhet me tritol në Shkodër, shpërthim eksplozivi afër Shkollës Pyjore
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë, në një banesë pranë Shkollës Pyjore.
Sipas burimeve, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Nga ana tjetër, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit me lëndën plasëse.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./OraNews