ShowBiz

“Nuk di t’i laj atletet në lavatriçe”, momente gazmore mes Xhesikës dhe Dijonisit

Përdorimi i lavatriçes për të larë atletet duket se është një problem për Xhesikën.

Këngëtarja ka refuzuar kërkesën e Dijonisit për t’i larë atletet me lavatriçe, duke thënë se prishen.

Në këto kushte, Xhesika ka preferuar që t’i lajë me dorë, ndërsa për ta ndihmuar ka asistuar edhe Dijonisi dhe së bashku iu drejtuan çezmës që ndodhet në pjesën pas shtëpisë.

Pjesë nga biseda:

Xhesika: Unë se di si lahen atletet në lavatriçe, më duket se prishen.

Dijonisi: Në lavatriçe? Jo jo vallahi nuk prishen.

Xhesika: O Florian a ke ndopak dije, me marrëdhënien e lavatriçes me atleten.

Florian: Laji me dorë.

Xhesika: Do i lajmë me dorë.

Dijonis: Këto të miat s’ke si i lanë me dorë. Shikoji si janë, nuk lahen me dorë.

Xhesika: Prit se t’i lajë unë, a e di si prishen aty?

Dijonis: Ku prishen? Unë në lavatriçe i laj sa herë.

Xhesika: Duhet një qese specifike, një lloj çante me i futur aty dhe me i futur në lavatriçe, sepse varet çfarë lloj lavatriçeje është. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button