Këngë, valle dhe poezi, fermerët e nisin ditën me energji elektrizuese
Mëngjesi në “Fermën VIP” ka nisur me energji elektrizuese si asnjëherë më parë.
Teksa Mariana Kondi ka recituar poezinë e Fan Nolit “Anës lumejve”, pjesa tjetër e fermerëve ia ka marrë këngës dhe valles.
Por janë dhe disa fermerë që të cilët, nuk janë zgjuar ende, gjë që ka frymëzuar të tjerët që të thurin poezi për t’i zgjuar ata dhe t’iu bashkohen atyre me aktivitetet e tjera te ditës.
Ka qenë Dijonisi që ka nisur argëtimin, duke u bërë shkaktar për të zgjuar pjesën tjetër.
Fermerët më të famshëm vazhdojnë të dhurojnë spektakël në çdo moment të ditës, duke rrëmbyer zemrat e miliona teleshikuesve.
Në dy kanalet e dedikuara në Tring, “Ferma VIP 1” dhe “FERMA VIP2” do të keni mundësinë të ndiqni energjinë dhe spektaklin që dhurohet nga fermerët VIP-a. /vizionplus.tv