Sport

Thyhet rekordi i Podolskit për golin më të shpejtë, lojtari austriak shënon për 6 sekonda

Austria ka thyer rekordin e Gjermanisë për golin më të shpejtë në histori në ndeshjet ndërkombëtare.

Në miqësoren me Sllovakinë (0-2), Christoph Baumgartner (lojtar i Leipzigut në Bundesligë) sapo vërshëlleu gjyqtari për nisjen e lojës e mori topin dhe u nis në drejtim të portës kundërshtari duke dribluar lojtarët që i dilnin përpara dhe në fund goditi saktë nga jashtë zonës me topin që përfundoi në rrjetë pa u mbyllur sekonda e gjashtë.

Një gol në stilin “Messi”, pasi “ylli” i Leipzigut i kaloi futbollistët e Sllovakisë sikur të ishin birila.

Baumgartner thyen kështu rekordin e shënuan nga Lukas Podolski, i cili në vitin 2013 kishte shënuar në portën e Ekuadorit pas vetëm shtatë sekondash lojë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button