ShowBiz

Momente gazmore në “Ferma VIP”, Renisi bëhet me “shok” të ri, keci i hipën në kurriz

Lindja e dhisë ka angazhuar të gjithë fermerët, të cilët, të ndarë në grupe me nga dy persona, bëjnë roje dhe presin nga moment në moment që keci të vijë në jetë.

Elsa Lila dhe Renis Gjoka, zëvendësuan Albano Bogdon dhe Ditea Berishën në vathë.

Teksa qëndrojnë dhe diskutojnë rreth jetesës në fshat por edhe eksperiencës që kanë pasur, Renisi bëhet me një “shok të ri”.

Keci që ndodhet në vathë I hipën në kurriz dhe luan me të për disa minuta rresht.

Nga ana tjetër, edhe Elsa Lila është treguar mjaft miqësore me kafshët në fermë, teksa i ledhaton dhe përqafon.

Përshtatja e VIP-ave me jetën e fshatit ka qenë e shpejtë dhe shumë popullore, duke “rrëmbyer” zemrat e miliona shqiptarëve që i ndjekin 24 orë në dy kanale të dedikuara në Tring, “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”.

Nga ana tjetër, Elsa sheh dhe I shpjegon Renisin kontraksionet e dhisë dhe se si keci I lëviz në bark. Ata mundohen që të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin këshillat e veterinerit, për të mos I trembur kafshët./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button