ShowBiz
“Ferma VIP”, fermerët e nisin ditën me këngë e valle, nxjerrin lopët nga stalla dhe ushqejnë gomarin me dardhë
Me këngë e valle, kështu ka nisur dita për fermerët e “Ferma VIP”, të cilët duket se i kanë marrë me pozitivitet punët e fshatit.
Mariana nisi të këndojë teksa shoqërohej nga kërcimi i BabyGee, nën ritmet e këngës së artistes së madhe shqiptare, Vaçe Zela.
Me po të njëjtin optimizëm, fermerët kanë nisur punët e përditshme të fshatit, duke nxjerrë lopët nga stalla dhe ushqyer gomarin./vizionplus.tv