ShowBiz
Elsa i mëson Baby G pianon, Roberti u shkon për asistencë, “Sokoli” luan nën tingujt e muzikës
Argëtimi dhe humori nuk ka munguar që prej ditës së parë në “Ferma VIP”.
Pasditen e sotme, Elsa Lila i ka ardhur në “ndihmë” Baby G dhe po i jep disa “leksione” për piano.
Në ndihmë u ka shkuar edhe Roberti, teksa i tregon teknikat e tij në piano.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është argëtimi i “Sokolit”, maçokut që Dijonisi vendosi ta pagëzojë me këtë emër.
“Sokoli” ka tërhequr vëmendjen e mijëra teleshikuesve, duke e cilësuar atë si “fermerin” më të mirë të momentit./vizionplus.tv