Çiljeta: Nuk e gjeta veten tek kjo këngë, më thanë Fifi dhe Elgiti ta bëja
Çiljeta ka folur me Renisin si kurrë më parë për karrieren e saj muzikore. Ajo është shprehur dhe për vështirësitë që ajo ka hasur në realizimin e disa projekteve të saj.
Gjatë bisedes ajo shprehet se e ka pasur shumë të vështirë të gjejë veten në këngën “Big Booty”, pasi ai zhanër muzikor nuk i përshtatej stilit të saj.
Çiljeta: Kam vendosur vet për këngët që do të nxjerr, përveÇ “Big Booty” që vendosen të tjerët për mua. E kisha shumë të vështirë të gjeja veten aty, por Fifi dhe Elgiti më thanë “bëje këtë këngën bëje këtë këngë”.
Unë nuk e gjej veten te këto stilet e reja muzikore. Hajd të gjeja unë veten, pasi kisha 3 vite që isha shkëptur që nga lindja e Fernandos.
Renis: Prandaj po them dhe unë që duket çuditshëm që çfarë është kjo kështu, të duket si profesion i ri.
Çiljeta: Po dukej si profesion i ri, pasi unë e lash muzikën me këngën “Sonte më dhemb zemra” dhe bëra këngën “Maria” për festivalet. /vizionplus.tv