ShowBiz

A ja paguan detyrimet e djalit tënd”/Debati i fortë mes Rozës dhe Meritonit: Ku e di ti se çfarë kam brenda shpirtit?

Moderatorja pretendon se është lënduar që Meritoni i ka përmendur Sashën (qenin), prandaj e ka sulmuar duke e pyetur sesa kujdeset për djalin.

Roza dhe Meritoni janë përfshirë në debate të forta gjatë ditëve të fundit, ku nuk kanë munguar ofendimet dhe përmendja e situatave nga jashtë. Në lidhje me këtë, gjatë spektaklit të sotëm, Roza është shprehur se Meritoni e ka prekur në plagën më të madhe dhe ajo ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Nga ana tjetër, Meritoni tha se Roza ishte e para që i përmendi djalin. Ata të dy treguan se njihen që jashtë dhe kanë qenë miq.

Moderatorja pretendon se është lënduar që Meritoni i ka përmendur Sashën (qenin), prandaj e ka sulmuar duke e pyetur sesa kujdeset për djalin.

Roza: Debatin e hapi Meritoni. Unë nuk dua të qasem me Meritonin por duke qenë se jetojmë në një çati duhet të flasim me njëri-tjetrin. Jemi takuar disa herë jashtë, jemi takuar te studioja e Meritonit, jemi takuar në plazh në jug. Kemi shoqëri të përbashkët, kam marrë informacione për secilin këtu. Unë e kam pyetur Meritonin, nuk kam nxjerrë konkluzione

Meritoni: Unë me Rozën informacion kam aq sa më ka treguar dhe sa kam parë në media, jo më shumë. Roza nuk e njeh djalin tem, nuk e din pse unë nuk jam pjesë në familjen time në Austri dhe nuk din asgjë për jetën time.

Roza: Unë personalisht me Meritonin jam munduar të respektoj shoqërinë por ai më ka sulmuar për t’i mbajtur anën Romeos. Meritoni bashkë me Gazin më kanë prekur te pika e dobët, keni të bëni me Roza Latin që kam vetëm një nënë dhe dy qentë që kam futur në dhe. Meritoni mua më kap te pika e dobët, më ka ardhur dhe vetëm më fliste fjalë që nuk dua t’i përmend për qenin tim, duke shpifur të kam parë me sytë e mi. Ti të më kesh parë mua…/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button