Bota

Sulmi terrorist me mbi 130 viktima në Moskë, Putin: Autorët janë arrestuar, 24 marsi ditë zie

Presidenti rus Vladimir Putin, në një fjalim drejtuar kombitn të tij pas sulmit me 133 viktima në Moskë, është shprehur se përgjegjësit do të ndëshkohen.

Vladimir Putin ka u shpreh se autorët e sulmit u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës dhe por u arrestuan nga forcat e sigurisë së Rusisë.

Të gjithë përgjegjësit do të ndëshkohen”, u shpreh presidenti Putin duke shtuar se “4 personat e armatosur që shkaktuan sulmin janë arrestuar”.

Presidenti rus ka shpallur 24 marsin ditë zie, teksa e konsideroi sulmin në sallën e koncerteve një “akt terrorist barbar”.

“Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, përfundoi ai në fjalën drejtuar kombit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button