Bota

Masakra në Moskë, dëshmitarja okulare: Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që kemi kaluar

Jashtë bashkisë së qytetit të Crocus, BBC ka kontaktuar me një grua, Margarita, e cila thotë se ndoqi koncertin rock në Moskë të premten në mbrëmje me burrin e saj.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që kemi kaluar”, thotë ajo. “Kam dëgjuar një shpërthim. Mendova se ishte një fishekzjarrë. Pastaj ‘bang bang bang!’, kjo nuk ndaloi. Kishte të bërtitura dhe panik”, u shpreh Margarita.

Margarita tregoi se sapo u kthye në shtëpi në mbrëmje, gjëja e parë që bëri, ishte përqafimi i dy fëmijëve të saj të vegjël.

“Unë rashë në gjunjë para tyre dhe u tregova se si na kishin qëlluar. Po bëhesha histerike. Fëmijët e mi më përqafuan. Nuk mund të flija natën e kaluar. Dhe sot gjithçka që ndodhi po luan në sytë dhe veshët e mi”, u shpreh ajo.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button