Ja data kur emigrantët e afrikanë që kapen në ujrat italiane do të mbërrijnë në Shqipëri
Qeveria Meloni përshpejton procedurën e dhënies pa garë publike për menaxhimin e kampeve në Gjadër e Shëngjin.
Syri TV sjell eksluzivisht dokumentin e Ministrisë së Bendshme italiane i cili zbardh ditën kur qëndrat e emigrantëve në Shqipëri do të jetë operative.
Më 20 maj 2024 qeveria italiane ka përcaktuar datën e aktivizitimi të qëndrave në Shëngjin e Gjadër përcaktuar sipas Paktit Meloni-Rama nënshkruar më 6 nëntor 2023 në Romë.
Qeveria Meloni kërkon të përshpejtojë cdo procedurë administrative për të dërguar emigrantët në Shqipëri e synon ta bëjë para zgjedhjeve europiane të 6-9 qershorit të këtij viti.
Prej ditës së sotme 23 mars 2024, Ministria e Brendshme italiane ka hapur zyrtarisht procedurën për operatorët ekonomikë, shoqata, kooperativa, ente sociale, organizata me aktivitet në sektorin e shrbimeve, për të marrë pjesë me praktikë negociuese e pa garë publike për menaxhimin e shërbimit të strehimit e mbarëvajtjes së qëndrave të emigrantëve në Shqipëri.
Kriterët për seleksiomin e operatorëve më të përshtatshëm e pa garë publike, sipas kushteve të përcaktuara nga lajmërimi i Prefekturës së Romës e Zyrës Territoriale të Qeverisë, do të jenë eksperienca e punës në këtë sektorë si dhe metodat e proceset e punës që respektojnë ambientin, shëndetin, sigurinë në bazë të certifikimeve përkatëse.
E sipas dokumentit do të mjaftojë konsultimi vetëm me 3 operatorë për të zgjedhur atë më të përshtatshmin.
Operatorët ekonomikë që do të fitojnë garën do të mbulojnë;
a-shërbimin e asistencës gjenerike për personin që përfshijnë informacionin mbi orientimin ligjor, ushqimin; b-shërbimin shëndetësorë; c-shërbimin e furnizimit, transportimi e dorëzimi i të mirave materiale si kit higjenik, veshmbathja; d- pastërtia ambientale, mbetjet urbane, dizinfektimi, higjenizimi, shkatërrimi i mbetjeve spciale etj.
Dokumenti i Prefekturës zbardh se do të jenë jo 2 por 3 qëndra strehimi emigrantësh e specifikon se operatorët ekonomikë që do të përzgjidhen nga procedura e përshpejtuar, do të garantojnë aktivitetin e tyre në;
1- në qëndrën e portit të Shëngjinit ku do të kryhet hyrja e parë e emigrantëve, skanerizimi shëndetësorë, identifikimi e marrja e kërkesave të tyre për azil.
2- në qëndrën e Gjadrit që do të ketë si funksion konstatimin e parakushteve për njohjen e së drejtës ndërkombëtare të azilkërkuesit.
3- në qëndrën po në Gjëndër të qëndrimit të përkohshëm të emigrantëe që do u refuzohet e drejta e azilit e në pritje të riathdhesimit të tyre.
Kosto vjetore për mbarëvajtjen e menaxhimin e qëndrave është rreth 34 milionë euro e ato kompani, ente, shoqata o organizata që përzgjidhen kontraktohen për këtë shërbime në 2 vite rresht e me të drejtë rinovimi dhe 2 vite të tjera.
Kësaj kosto do i shtohen dhe ajo e shërbimit të internetit, karbuarantit, blerja e atuomjeteve për transport, si dhe siguria e ruajtja e rendit dhe e strukturave.
Sipas kodit italian për tenderat publike, një praktikë e tillë negociuese pa gara për ente, kompani e organizata që marrin fonde publike parashikohet në rast se kosto e parashikuar është nën 1 milionë euro.
Në këtë rast është kjo kosto është kaluar shumë herë dhe e vetmi justIfikimi i shkeljes së një procedure të tillë është fakti se pakti Meloni-Rama hyn në kuadrin e një protokolli ndërkombëtar bazuar në normativën e Bashkimit Europian./ Nga Alba Kepi – Syri Tv