ShowBiz

“Ferma VIP” tejkalon pritshmëritë, 16 konkurentët përballen me sfidat dhe surprizat e para

Kjo është ferma e parë e VIP-ave në Shqipëri. Një koncept marramendës në tetë hektarë tokë, aty ku sapo ka nisur të jetohet një reality show si asnjëherë më parë.

16 karaktere shumëdimensionalë dhe tërheqës në të njëjtën kohë, lanë gjithçka pas për të fituar një përvojë që e konsiderojnë unike.

Nën moderimin e Fjoralba Ponarit nga studio qendrore dhe Bes Kallakut, i cili u gjend mes konkurrentëve në rolin e kryeplakut, spektakli i mbrëmjes së të premtes përçoi magjinë që mbajti mbërthyer publikun.

Surpriza e natës së parë nuk ishin vetëm VIP-at, por edhe dy figura të rëndësishme të mendimit dhe analizës. Sonila Meço dhe Enkel Demi në rolin e opinionistëve, i dhanë një vështrim në 360 gradë përmbajtjes dhe pritshmërive, ndërsa gara sapo ka nisur.

Sfida e parë përfundoi me 12 fermerë dhe 4 fakirë, të cilët do të qëndrojnë në “shtëpinë e fukarait”, e quajtur kështu pasi ofron kushte modeste jetese bazike. Këta të fundit, grupi i Rensi Gjokës, e kanë nisur të shtunën me punët e para të fermës që në orët e para të mëngjesit, derisa të meritojnë statusin fermer.

Megjithatë, edhe mes vetë fermerëve, jo të gjithë kanë hyrë me të njëjtin mision.

Ndërsa për të përshëndetur konkurrentët e për të sjellë një atmosferë relaksuese e festive, këngëtarja Marcela Cibukaj lançoi, pikërisht nga “Ferma Vip”, albumin e saj më të ri.

Kurioziteti për “Fermën VIP” ka boshatisur rrugët jo vetëm në kryeqytet, atmosfera është shpërndarë në të gjitha qytetet e vendit.

24 orë në shtatë ditë të javës “Ferma VIP” transmetohet në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, me cilësi absolute./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button